Adili: Parlamenti të miratojë një Rezolutë për luftën e vitit 2001 (Video)

Ish-anëtari i shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së , Zylfi Adili-Qufa dhe ish deputet në Kuvendin e Maqedonisë, vlerëson se Parlamenti duhet të miratojë një Rezolutë për luftën e vitit 2001, e cila, sipas tij, do të prodhonte efekte juridike që do t’i jepnin fund disa çështjeve të pambyllura që lidhen më konfliktin, siç është edhe statusi i UÇK-së.

“Pse parlamenti i Maqedonisë nuk e solli një herë një rezolutë se çka ka ndodh në vitin 2001 në Maqedoni. Gjithë ata analistë, ushtarakë, politologë, të huaj e vendorë flasin se në vitin 2001 ka pasur, çka? Konflikt të brendshëm, konfliktë të armatosur, luftë , çfarë? Përfaqësuesit e UÇK-së kanë qenë edhe në Hagë dhe e kanë dëshmuar e luftës së Ushtrisë Çlirimtare Kombëtare dhe Haga I ka pranuar si përfaqësues legal dhe legjitim të UÇK-së. Derisa kjo ka ndodh, atëherë institucionet ndërkombëtare e kanë pranuar UÇK-në si institucion legal, legjitim dhe ka document për atë çështje se Ushtria Çlirimtare Kombëtare ka qenë institucion, gjegjësisht formacion ushtarak që është ballafaquar me forcat ushtarako-policore maqedonase. Ky është document që provova ta citoj aq sa munda, një vendim i Gjykatës ndërkombëtare të Hagës për dënimet e luftës që kanë ndodhur në ish Jugosllavi. Parlamenti i Maqedonisë ka mundur deri ta miratojë një Rezolute”, tha Zylfi Adili-Qufa në një intervistë për gazetën LAJM.