Adili demanton shpifjet se do të jetë kandidat i BESËS për zgjedhjet lokale!

“Nuk është e vërtetë. Është trillim dhe shpifje!”, ka reaguar veprimtari Gafurr Adili duke përgënjeshtruar portale siç thotë të pushtetit që sot kanë shkruar se do të jetë kandidat i Lëvizjes BESA për zgjedhjet lokale.

“Gjatë gjithë jetës dhe veprimtarisë s’ime kombëtare (mbi 40 vjeçare) asnjëherë nuk jamë bërë pjesë e përçarjeve ndërshqiptare; përkundrazi, kam luftuar dhe, deri në frymëmarrjen t’ime të fundit, do të luftoj vetëm për unitetin (bashkimin) e shqiptarëve.
Oferta për pushtet, si jurist i diplomuar, kam patur edhe në vitet 80-të (kur isha 22 vjeç);
por, as atëherë (edhepse isha i ri) nuk u josha nga pushteti pa pushtet; sepse, në 15 mars të vitit 1978 (në Prishtinë) isha organizuar në Lëvizjen (klandestine) Kombëtare dhe isha betuar që të luftoja për ribashkimin e trojeve shqiptare me Nënën Shqipëri.

Këte betim, betimin e ribashkimit kombëtar të shqiptarëve dhe të trojeve shqiptare në një komb-shtet të vetë, me emrin SHQIPËRI, do ta ruaj si të shenjtë dhe, deri në frymëmarrjen t’ime të fundit, nuk do ta tradhëtoj kurrë!”, ka shkruar Adili.(INA)