Përfaqësuesit studentor të UEJL-së dhe UNT-së kanë reaguar lidhur me mospërfilljen e kërkesave të tyre për dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe.
Ata njoftojnë se ende nuk kanë marrë ftesë për takim nga Ministri i Drejtësisë për të shqyrtuar kërkesat e tyre.
“Të fala, ministër! Nëse nuk na ftoni ju, dimë të vijmë edhe vetë”, shkruajnë në një postim në Facebook përfaqësuesit e këtyre dy universiteteve.
Kujtojmë se më herët studentët organizuan disa protesta në Shkup me kërkesën e vetëm që provimet të jepen edhe në gjuhën shqipe.





