Ademi: Opozita e bashkuara, zëdhënëse e VMRO-së! (Video)

Shefi i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi, ka thënë opozita shqiptare është shndërruar në zëdhënës të VMRO-DPMNE-së.

“Të gjitha punët që i nis VMRO-DPMNE, e ashtuquajtura opozitë shqiptare të njëjta i vazhdon madje edhe i mbështet. Bashkë e kanë bllokuar propozim ligjin për lojërat e fatit. Vetëm sa për të rikujtuar versioni i parë i këtij ligji është dorëzuar në Kuvend në qershor të vitit 2021 dhe si komision amë ka qenë komisioni për financa dhe buxhet. Asnjëherë ama asnjëherë nuk është konvokuar seancë e komisionit për financa dhe buxhet për të aprovuar këtë propozim ligj ngase ky komisioni drejtohet nga VMRO-DPMNE”, tha Ademi.