Ademi në shënjestër të Betisit

Lehtë mund të ndodh që Arijan Ademi, kapiteni i Dinamo Zagrebit dhe reprezentues i Maqedonisë së Veriut, gjatë këtij dimri të transferohet në La Liga dhe ate te Betis.
Sic raportojnë mediat në Kroaci dhe Spanjë, drejtuesit e Betisit te Ademi shohin zgjidhjen e problemit në mesfushë.
Vitin e kaluar, atij shumë pak i mungoi që të nënshkruaj për Lille, megjithatë tani është afër Betisi.
Spekulohet se, skuadra spanjolle i ka ofruar Ademit 10 milion euro, dhe se Dinamo nuk ka asgjë kundër që ta shesë.
Nëse këto paralajmërime realizohen, atëherë do të kemi edhe një shqiptar në La Liga.