Ademi: Asnjë deputet i BDI-së nuk më ka njoftuar për votim kundër rikonstruktimit të Qeverisë

Koordinatori i grupit parlamentar të BDI-së, Arbër Ademi në një deklaratë për TV21 tha se asnjë deputet i kësaj partie nuk e ka njoftuar atë se do të votojë kundër rikonstruktimit të Qeverisë.

“Zyrtarisht, si koordinator i grupit parlamentar, asnjëri prej deputetëve nuk ka paralajmëruar ndonjë votim kundër. Të gjithë deputetët, të cilët pa kurrfarë dileme, pa kurrfarë ekuivoku i besojnë Ali Ahmeit, ata edhe publikisht e kanë dhënë mbështetjen për një koncept të këtillë, të një Maqedonie europiane, një fronti të përbashkët europian”,tha Ademi për TV21.