Adelina Tahiri: Burri më propozoi me unazë diamanti në lokalin më të njohur të Vjenës

Këngëtarja e njohur shqiptare, Adelina Tahiri, merr vëmendje mediatike për shkak të marrëdhënies me burrin e saj.
Kjo pasi ata kanë shumë vite diferencë me njëri-tjetrin, shkruan lajmi.net.

Mirëpo, së fundmi, ajo ka zbuluar edhe detaje nga propozimi që bashkëshorti bëri për martesë, në një lokal në Vjenë.

“Sigurisht që nuk ka vajzë që nuk do diamante, sidomos kur je me një partner dhe je në pritje të një propozimi. Unë kam dy. Por për mua edhe pse ky është më i madh, më shumë ka vlerë ky sepse ishte me shumë dashuri dhe ishte unaza e parë që unë mora. Ishim në një lokal, është një lokal shumë i njohur në Vjenë dhe vjen kamarieri me një pjatë dhe heq unazën. Nuk e kuptoja a është për mua realisht dhe e para që më erdhi ndërmend ishte që mos është për ndonjë tavolinë tjetër, por pashë përreth që nuk kishte çift dhe nuk kishte ndonjë vajzë që po priste unazë”, tha Adelina në “Dance Albania”.