Adelina Ismaili: Sot ‘Erdhi dita’ të ‘Besoj’ ëndrrën kosovare

Pas arritjes së koalicionit mes VV-së dhe LDK-së një numër i madh artistësh kishin shprehur mendimet e tyre lidhur me këtë marrëveshje.

Koalicionit të arritur mes Ldk-së dhe VV-së i është gëzuar tej mase  këngëtarja Adelina Ismaili e cila falënderon dy partitë për respektimin e votës së qytetarit.

‘Gjithmonë i kam besuar rrugëve të gjata. Vendimeve të vështira. Njerëzve që sakrifikojnë vetën për tjerët. Sot , ERDHI DITA të BESOj ëndrrën kosovare. Si nënë, grua, motër e bijë e Kosovës, ju falenderoj. Për shpresën e dhënë, për guximin e punën tuaj, për respektin ndaj votës sonë. Ju priftë e mbara, shëndeti e fati. Urime” shkruan në postimin e këngëtares.