Çavuşoğlu i shpreh ngushëllime homologut kinez për viktimat e virusit

Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu ka zhvilluar bisedë telefonike me homologun e tij kinez, Wang Yi.

Sipas informacioneve nga burimet diplomatike, Çavuşoğlu i ka shprehur falënderime ministrit Wang për ndihmën në procesin e evakuimit të qytetarëve turq në qytetin Wuhan, në rajonin Hubei ku është shfaqur epidemia e koronavirusit të ri (2019-nCoV).

Gjithashtu, Çavuşoğlu i ka shprehur ngushëllime homologut të tij Wang për personat që kanë humbur jetën si pasojë e virusit.