Presidenti Erdoğan nesër viziton Ukrainën

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan nesër do të zhvillojë vizitë zyrtare në Ukrainë me rastin e pjesëmarrjes në takimin e 8-të të Këshillit të Nivelit të Lartë Strategjik Turqi-Ukrainë.

Në një deklaratë nga Kryesia e Komunikimit të Presidencës turke, në takimin e Këshillit që do të zhvillohet në Kiev me pjesëmarrjen e ministrave përkatës dhe nën kryesimin e presidentit Erdoğan dhe presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelensky, do të diskutohen në të gjitha detajet çështjet dypalëshe dhe ato rajonale.

Me rastin e vizitës, do të shkëmbehen mendimet mbi situatën e qytetarëve tatarë në Krime si dhe do të vlerësohen mundësitë e reja të bashkëpunimit për thellimin e marrëdhënieve të partneritetit strategjik me Ukrainën.

Është paraparë që presidentët Erdoğan dhe Zelensky të takohen me biznesmenët në Forumin e biznesit Turqi-Ukrainë.