Adelina Ismaili ngre zërin e saj: Fitoi arti dhe artisti dhe jo lëmoshët për gazetarët dhe rrobaqepësia

Një nga artistët që kanë qenë pro fitores së Arilena Arës ka qenë edhe Adelina Ismaili.

Këngëtarja nga Kosova ka reaguar përmes disa “Instastory” ku shpreh se Arilena e ka merituar fitoren dhe se është e denjë për Eurovizionin.

“Ku është ajo Shqipëria që dikur ka çmuar artin? Arilena Arën për herë të parë e kam parë duke kënduar “They don’t care about us”. E admirova sepse për herë të parë pas kaq shumë kohësh po shihja një shqiptare që shkatërronte skenën dhe mua bashkë me energjinë e saj. Nuk kishte buzë të bëra, nuk buzëqeshte zvarrë. Nuk ishte servile. Nuk i shëtiste gazetarët. Nuk i paguante. As me trup, e as me para, e as me këndim. Arilena ka më shumë suksese ndërkombëtare se sa gjysma e banorëve të Shoëbizit të Kosovës e Shqipërisë bashkë. Është faji jonë nëse nuk e njohim”, shkruan Adelina në një shkrim të titulluar: “Ndaluni për hir të artit!”

“Alketa Vejsiu mbrëmë i mbeti borxh Arilenës. Ishte hera e parë prej dekadash që ndër shqiptarë po fitonte arti dhe artisti. Jo lëmoshët për gazetarët e rrobaqepësia, jo mafia e politikani, jo luksi fallco i korrur në lëndinat e “koncerteve” që mbajnë erë bajgash. Alketa si femra e parë shqiptare që ka arritur të mbajë mbi supe peshën e dhjetra spektakleve, mbrëmë sikur u struk nga çmenduria e atyre që sponsorët po i shanin me SMS. Nuk u ekzaltua siç u ekzaltova unë. Po, festova! Festova qe nje vajze vetem 21 vjecarë fitoi. Festova qe dukej sikur bebi më i bukur i Rock-ut. Festova që shtrëngon dhëmbët kur këndon pa u merakosur a duket bukur”, është shprehur këngëtarja”, shkruan Adelina.