Adelina Berisha nis xhirimet e klipit të ri, duket tërheqëse në prapaskena

Këngëtarja Adelina Berisha ka nisur punën për një projekt të ri muzikor.

Ajo po përgatitet që gjatë verës të sjellë një këngë të re me klip, xhirimet e të cilit i ka realizuar së fundmi.

Në disa imazhe të ndara me ndjekësit e saj në rrjetet sociale, këngëtarja nga Prishtina i ka prezantuar fansat me një nga skenat e klipit të ri në ardhje.

Nga pamjet mund të vërehet se Adelina do të duket mjaft bukur dhe atraktive në këtë klip, i cili tashmë ndodhet në fazën e post-produksionit.

Berisha nuk ka bërë të ditur se kush janë bashkëpunëtorët e saj në këtë projekt muzikor, megjithatë fansat e saj presin të mësojnë edhe më shumë në vazhdimësi.

Krahas projekteve të reja muzikore, Adelinën përpara e pret edhe një verë e ngjeshur me koncerte. /Telegrafi/