Acibadem Sistina dhe Orka Hollding vënë në dispozicion të ministrisë së shëndetësisë 150 dhoma për personat e prekur nga Covid 19

“Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding”, njoftojnë se nga nesër do të vihen në dispozicion të Ministrisë së Shëndetësisë gjithë kapacitetet e hotelit Ibis Styles (ish-spitali Bogorodica – Sistina). Hoteli komplet do të shndërrohet në Qendër për izolim të personave të dyshimtë me virusin Covid-19, të cilëve u është përkufizuar 14 ditë periudhë izolimi (karantinë), nga institucionet kompetente shëndetësore.

Mjaftueshëm do të sigurohet ekip mjekësor nga “Acibadem Sistina” së bashku me mjete ndihmëse mjekësore. Gjithë shpenzimet rreth qëndrimit të tyre do të jenë të mbuluara nga “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding”.

“Hoteli Ibis Styles ka kapacitet prej 47 dhomave të cilat plotësisht do të jenë në disponim me materialet e nevojshme mjekësore. Derisa shfaqet nevojë për hapësira shtesë, përveç këtyre 47 dhomave të hotelit Ibis Styles, “Acibadem Sistina” dhe “Orka Holding” janë të gatshme dhe plotësisht të lirojnë kapacitetet e hotelit “Ibis Skopje City Center”, e cila disponon me 110 dhoma të cilat janë plotësisht me mjete dhe material të nevojshme mjekësore.

Mbetet të vazhdojmë të ndjekim masat dhe propozimet e Ministrisë së Shëndetësisë, të besojmë te këta që sakrifikojnë gjithë profesionalizmin me qëllim që kjo situatë të ketë rezultat më të mirë të mundshëm, dhe së bashku, me një vetëdije të lartë të sjellim këtë situatë të jetë më shpejtë e kaluar”, thuhet në njoftimin e përbashkët.