Grupi i përjashtuar nga VMRO-ja me kërkesë deri te Filipçe: Hap llogari bankare, bartësit e funksioneve minimalisht të dhurojnë 300 den

Grupi i deputetëve të pavarur të VMRO-DPMNE-së, nëpërmes një kumtese ka njoftuar se me shqetësim po e ndjek situatën me virusin Covid-19 dhe përhapjen e të njëjtit në vendin tonë.

Ata vlerësojnë se institucionet janë duke kryer obligimet dhe thonë se janë duke shpresuar që të fitojmë dhe të dalim nga kjo gjendje sa më shpejtë, raporton TV21. Ata kërkojnë nga Filipçe që të hapet një llogari bankare ku do të mund të tubohen para të cilët më pas do të shfrytëzohen për nevojat e shtabit të krizës.

Që aksioni të jetë më i suksesshëm deputetët e pavarur japin edhe tre propozime tjera:

1. Të gjithë bartësit e funksioneve të ndajnë minimumi 300 denarë dhe të ndihmojnë, edhe pse shpresojmë që do të ndajnë më shumë,

2. Çdo individ që dëshiron të jetë pjesë e këtij aksioni, të dhurojë mjete aq sa ka mundësi dhe t’i ndihmojë shtetit në këtë luftë,

3. Kërkojmë veçanërisht nga kompanitë të cilat nuk janë të prekura të bëhen pjesë e këtij aksioni”, thonë nga grupi i pavarur i deputetëve.