Abramovich i vendosë ultimatum Lampardit

Chelsea nuk e ka nisur mirë sezonin në Premierligë, dhe mediet në Angli raportojnë se Roman Abramovich tashmë po e humbet durimin.

Frank Lampard mori mundësinë për të drejtuar klubin në të cilin arriti suksese të mëdha si lojtar, por në fillim të sezonit nuk po ia del mirë.

Mediet angleze raportojnë se presidenti i Chelsea është afër vendimit për të ndryshuar trajnerin, përcjell lajmi.net.

Chelsea ka shpenzuar shumë në afatin e fundit kalimtar, kështu që Abramovich po kërkon rezultate.

Sipas informacioneve, Frank mori një ultimatum nga Abramovich, me Chelsean që duhet të vijë të rezultatet, përndryshe do të humbasë punën.

Spekulohet se Massimiliano Allegri mund të jetë njeriu që mund ta pasojë atë.

Vlen të ceket se Chelsea në fundjavë lëshoi nga duart fitoren ndaj Southampton, duke barazuar 3:3 në fund, ndërsa të martën e pret një takim i vështirë kundër Sevillas.