Abraham nuk është në shitje

Sulmuesi i Romës, Tammy Abraham nuk është në shitje.

Abraham do të vazhdojë të jetë lojtar i Jose Mourinhos.

Forma e mirë që lojtari kaloi sezonin që lamë pas, ka bërë që disa ekipe të shfaqin interesim.

Por, sipas mediave italiane, anglezi nuk është në shitje, përcjell lajmi.net.

Abraham pëlqehet shumë nga trajneri i ekipit, andaj është i paprekshëm te Roma.

Manchester United dhe Arsenal janë dy klubet që kanë shfaqur interesim për 24 vjeçarin.