Abortet në Shqipëri shënojnë rënie nga viti në vit

Prej vitit 2015, abortet në Shqipëri shënojnë rënie nga viti në vit.

Përgjegjësja e sektorit të sëmundjeve kronike pranë IShP-së, Dorina Toçi thotë se i njëjti trend është si për abortet spontane, ashtu edhe për ato me kërkesë.

Toçi thotë se kjo ka ardhur si pasoje e ndërgjegjësimit të grave mbi planifikimin familjar.

Manuela Bello drejtuese e UNFPA-së në Shqipëri, thotë se tematika e zgjedhur për sivjet është “të shikojmë të padukshmen”, dedikuar shtatzënive te paplanifikuara.

Një studim i kryer nga UNFPA-ja tregon se ka një rënie të përdorimit të kontraceptivëve./EuroNews