Aaron Ramsdale vazhdon kontratën me Arsenalin

Arsenali ka nënshkruar kontratë të re me portierin Aaron Ramsdale i cili ka treguar formë të lartë këtë vit.

25-vjeçari ka bërë tashmë 76 paraqitje për ne në të gjitha garat, ku paraqitjet e tij ka fituar edhe një vend në skuadrën e Anglisë për Kupën e Botës 2022 në Katar dhjetorin e kaluar.

Aaron u bashkua me Arsenalin nga Sheffield United në verën e vitit 2021 dhe shijoi një sezon të parë të shkëlqyer, duke mbajtur 14 portë të paprekura në të gjitha garat dhe duke u votuar si ‘Lojtari i Muajit’ i Arsenalit në tetor dhe nëntor 2021.

 

Ramsdale e filloi karrierën e tij profesioniste me Sheffield United, përpara se të bashkohej me AFC Bournemouth si 18-vjeçar në vitin 2017, ku ai bëri 37 paraqitje në Ligën Premier në sezonin 2019/20.

Ai ka fituar përvojë edhe me klube si Chesterfield dhe AFC Wimbledon.

 

Drejtori sportiv Edu dhe trajneri Mikael Arteta u shprehën të lumtur që portieri ka vazhduar kontratën me Arsenalin.