A u nxor në pritë komandant Mujë Krasniqi, veç pse e goditi flakareshë Azem Sylen? – A mos kishte hakmarrje?

Shumë ngjarje të luftës kanë mbetur të pazbardhura. Për shumë vite opinioni i ka marrë si të tilla, siç janë treguar në fillim në media, apo sipas versionit që ka mbijetuar.

Me kalimin e kohës dhe shprishjen e lidhjeve që mund të kishin pasur në fillim apo njëherë e një kohë akterët pjesëmarrës në disa ngjarje, ata kanë filluar të dëshmojnë, herë në plotëni e herë si pjesë të një dëshmie më të gjerë.

Një rast, për të cilin shkruar dhe vënë në dyshim edhe më parë, është ai i vrasjes në pritë të rreth 40 luftëtarëve shqiptarë, teksa po hynin në Kosovë nga kufiri i Shqipërisë, pjesëtarë të UÇK-së. Njëri nga viktimat e shumta të asaj tragjedie, ishte edhe heroi Mujë Krasniqi, një luftëtar që kishte bërë emër në Drenicë.

Lexoni edhe: Diktatori Tito, përveç se dëboi mbi 300 mijë shqiptarë, ishte kundër autonomisë së Kosovës të vitit 1974!

Mujë Krasniqi nga shumë dëshmitarë cilësohej njeri trim e bujar, pa ia gjykuar bindjet politike. Por, a ishte viktimë e një hakmarrje personale apo edhe më shumë se aq?!

Nëse nuk ishte viktimë e një hakmarrje, kush e tradhtoi gjithë atë lumë ushtarësh, që e kishin vënë jetën në shërbim të lirisë së atdheut?

A u hetua ndonjëherë kjo nga strukturat e UÇK-së, të cilat e kishin madje edhe Grupin Operativ2, GO2-shin!? As, kjo dhe asnje ngjarje tjetër e dyshimtë nuk u hetua, as ka gjurmë të ndonjë hetimi. Përkundrazi ka akuza, se dikush i është gëzuar vrasjeve të atilla.

Grindja

“Të vërteta dhe përjetime të rënda, apo jo? A të kujtohet, në mbledhje të SHP, nga 14 dhjetori 1998, keni diskutuar tragjedinë e 14 dhjetorit, ku janë martizuar Komandanti Mujë Krasniqi me 41 bashkëluftëtarë, në vendin e quajtur Likenët e Hasit, afër kufirit? Dinit se një ditë përpara, më 13 dhjetor, Mujë Krasniqi ishte grind me kUmandant “dajen” (Azem Sylën), bile ka nga ata që e kanë pa dhe kanë informuar se Muja i ka rënë shpullë Azemit?”, shkruan ai.

Nuk ishte vetëm ky rast i dyshimtë për tradhti. Një rast tjetër në vitin 1998 ishte gabimi i qëllimshëm ose aksidental, kur udhërrëfyes i një grupi prej 65 ushtarësh për t’u futur në Kosovë, ishte emëruar nga Azem Syla, “Faruk-u” Fahredin Gashi, i njohur para disa viteve në rastin Bllaca, dhe i zbuluar për publikn si bashkëpunëtorë i regjimit të Millosheviçit.

Lexoni edhe: Pesë vjet para ekzekutimit Hashim Thaçi e kishte etiketuar Behajdin Hallaqin si spiun të UDB-së/ Kufoma ende nuk i është gjetur

“Duke u bazuar edhe në një ndodhi të 26 qershorit 1998, kur po futeshin 65 veta, e Azemi ua “beson” Faredin Gashin (“Farukun”) ta marrin me vete. Rastësht pat informuar Historiani dhe Luftëtari Metë Dura (kaçanikli), bashkëveprimtar në Lëviza, nëndega Zvicër, i cili ka qenë aty, bashkë me Sadik Halitjahën dhe Reshat Salihun, kur Azemi ua ka dhënë “Farukun” me vete. Dhe po ai “Faruk” ndahet nga reshti i aradhës, pak para se të pëlcasin armët sulmuese serbe. Paskam harruar nëse kishin më shumë se vetëm një të plagosur”, shkruan Kelmendi këto ditë, në një seri vazhdimesh.

Kelmendi madje e çon më përtej dyshimin, duke e lexuar grackën e asaj kohe si një hakmarrje: “Mos ndoshta më 14 dhjetor 1998 ndodhi hakmarrje me përmasa të mëdha tragjike, për shkak të asaj shuplake?!”, pyet dhe gjykon Kelmendi.

Fahredin Gashi është dënuar nga drejtësia në Kosovë me 18 vjet burg, për shkak të pjesëmarrjes në ezkekutime. Por, ai vetë siç është zbuluar nga procesi kishte qenë që para luftës i njohur për bashkëpunim me policinë serbe, që ishte pjesë e forcave pushtuese në Kosovë.

Problemet me armatime, mos furnizimi i UÇK-së, dhe deri te sabotimi, janë akuzat që i ngre për Sylën, Ibrahim Kelmendi.

“Fatkeqësisht, nuk ka qenë rasti i parë dhe i vetëm, i grindjeve të ngjashme me Azemin. Qysh në prill 1998 komandanti Qemal Idrizi (“aksidentalisht” edhe ai drenicak), iu pat vërsul Azemit për një komplot goxha fatkeq. Fati i Azemit që Qemali dëgjoi këshillën time, meqë Qemajli nuk kishte karakter pragmatist as konformist! “Edhe Komandantit Bekim Berisha i ka ndodhë goxha ngjashëm, kur Azemi e ka thirr për t’i raportuar, pse i kishte marrë armët me kërcënim nga depoja që i përkiste sektorit logjistik, të cilin e komandonte Azemi. Dhe atë armatim Bekimi e kishin marrë me kërcënim nga depoja po për një aradhë nga Zona e Drenicës, sepse kUmandantët e sektorit të Azemit refuzonin dhënien e armëve dhe municionit ushtarëve që vinin enkas nga Kosova, pasi furnizimet sabotoheshin; bile, ka pas “gojëkëqi” që thoshin se njerëzit e Azemit po ua shesin armët e UÇK-së fshatrave që organizonin “mbrojtjen e pragut”!”, shkruan Kelmendi.

Përplasja me Zahir Pajazitin?

Por, nuk është e vetmja viktimë e dyshuar Mujë Krasniqi, që mund të ketë rënë në pritë, si pasojë e konflikteve.

Azem Syla, sipas shkrimeve në media, madje të pademantuara, kishte pasur një përplasje të rëndë edhe me Zahir Pajazitin, një hero tjetër, që konsiderohet i luftës, për shkak se i takonte organizimeve të para në grupe, dhe kishte marrë pjesë në stërvitjet në Shqipëri, në vitin 1991.

Edhe përplasja me Azem Sylën i kishte ndodhur në Tiranë. Takimi sipas këtyre informacioneve kishte ngjarë me 14 janar 1997 ishte takuar me Azem Sylën, dhe po në atë takim ishte fjalosur ekstremisht me Azem Sylen, i cili thuhet ta ketë kërcënuar Zahirin. Thuhet se Azem Syla e kishte kërcënuar Zahirin në atë takim të 14 Janarit. Me 17 Janar Zahiri ishte kthyer në Kosovë. Personi i fundit që duhet të na sqarojë është Nait Hasani i cili u burgos me 28 Janar 97, dhe vazhdon të përfolet se ende nuk e ka thënë të vërtetën.

Pas një jave ai do të vritej së bashku me Edmond Hoxhën dhe Hakif Zejnullahun, në një pritë të policisë serbe, në afërsi të fshatit Pestovë të Vushtrrisë, në ora 16.30 të 31 janarit 1997.

Komandant Mujë Krasniqi ra heroikisht së bashku me 40 luftëtarë të UÇK-së më 14 dhjetor 1998, në një pritë nga forcat serbe, afër kufirit Kosovë-Shqipëri.

Mujë Krasniqi lindi më 6 qershor 1967 në fshatin Çabiq të Klinës. Filloren e ka kryer në Ujëmirë të Klinës.