A qëndron faktori ndërkombëtar pas idesë për qeveri të zgjeruar?

Mbetet e hapur çështja se pse përnjëherë kryeministri del me një ide të këtillë jo tipike, dhe a është kjo pranim i llojit të vet se me inatin opozitar për miratimin e ligjeve në Kuvend, kjo është e pamundur, sepse shumë vështirë sigurohet kuorum, edhe përkundër shumicës së konfirmuar parlamentare.

Pse Ahmeti nuk i don ish partnerët shumëvjeçarë të koalicionit brenda qeverisë, por preferon t’i shohë në radhët e opozitës.
Dhe në fund, a do ta pranojë VMRO-DPMNE një ide të këtillë interesante, së paku nëse nuk ka qëllime të fshehura, ose do të preferojnë ta vazhdojnë betejën që vetë ta fitojnë pushtetin, duke i përmendur që tani si opsion zgjedhjet e parakohshme parlamentare, bashkë me ato lokale.
Kurse pyetje që parashtrohet është edhe nëse në këtë ide është i involvuar faktori ndërkombëtar në vend?
(Fragment nga kolumna e botuar në Faktor.