A po na bëjnë sytë, a është kjo Tuna?

Ishte e para që me hitin e saj “Fenix” mori guximin ti këndojë e ti bëjë lavde “zogut” të saj.

Këngëtarja e njohur shkupjane Tuna po vazhdon të konsiderohet ‘zogu’ ma i mirë prej krejtve, ashtu siç edhe e tha në këngën e saj vet ajo.

Ajo cilësohet si një ndër këngëtaret më të zjarrta dhe energjike që çdo herë i ka sjellë publikut eksplozivitet dhe origjinalitet. Pas hiteve të shumta, radha i erdhi albumit të saj i titulluar “Fortuna’ që e ngriti akoma më shumë këngëtaren para syve të publikut.

Tuna vazhdon edhe sot të jetë e zjarrtë, gjë të cilën po e dëshmon në vazhdimësi.

Ndërkohë, po bien në sy edhe ndryshimet e këngëtares. Madje, në fotosesionin e realizuar duket sikur të mos jetë ajo.

Ama, le të flasim me dorën në zemër pavarësisht ndryshimeve, Tuna në këto imazhe po duket si një ‘mbretëreshë’ përrallore.