A po iu pëlqen ky kombinim i veshjes që bëri Ariana?

Është nga blogeret me të njohura dhe më të ndjekura tek publiku shqiptar.

Është fjala për Ariana Fejzullahun, pasioni dhe dëshira e së cilës asnjëherë nuk janë shuar për tu veshur bukur, shkruan Kosovarja.

Gjithmonë me ida të reja e kreativitet të rrallë, sa i përket kombinimeve të veshjeve që bën çdo herë.

Ariana është nga ato femrat e rralla, pasi ka guxim të eksperimentojë, por që në fund gjithmonë ia del të fitojë.

Kjo ka ndikuar të bëhet edhe model i shumë femrave, pasi secila ia ka lakmi dhe shumë zili.

E të jesh sikur Ariana është pak vështirë, e veçanërisht të sillen në kokë çdo ditë lloj lloj idesh për prezantim.

Por, ja që ia arrin, e cila edhe këtë herë u komentua me atë që u shfaq, pasi këtë herë kishte zgjedhur të dominojë lloje të ndryshme të ngjyrave.

E, përsëri e pamë një Arianë të bukur e me shumë stil. /Kosovarja/