A po i mer Korona edhe viktimat e para “psiqike” në Maqedoni? Një person tre ditë me radhë shetitet i zhveshur nëpër qytet! (Foto)

Ndryshimi i menjëhershëm i stilit të jetës për shkak të masave për ndalimin e Koronavirusit, ka filluar të marë “viktimat” e para psiqike në Maqedoni, paralajmërojnë psikologët.
Në Ohër një person tani tre ditë shëtitet i zhveshur rrugëve të qytetit. Fqinjët e tij thonë se bëhet fjalë për person i cili ka pasur probleme të caktuara psiqike prej më herët, por se gjendja rastësisht ose jo, i është përkeqësuar gjatë kësaj periudhe, prej kur u vendos ora policore, transmeton Gazeta Lajm.
Në Manastir mbrëmë një femër është gjetur e dehur rrugëve të qytetit gjatë kohëzgjatjes së orës policore. Athua bëhet fjalë edhe për një rast tjetër të “viktimës” psiqike?
Psikologjia si shkencë thotë se në situata të pandemisë, është normale njerëzit të përjetojnë ankth dhe mendime negative, por me rëndësi që ato ndjenjë të mos ndrydhen, por të shfaqen haptazi me person që i keni të afërt.
Është me rëndësi të kemi parasysh se pasojat që mund të i sjell izolimi shtëpiak janë shumë normale dhe se nuk ka vend për panik. Frika dhe ankthi i tepruar mund të ndikojnë negativisht në shëndetin tuaj fizik dhe të dobësojnë sistemin imunitar.

Si të ruhemi të mos bëhemi “viktimë” psiqike e Koronavirusit?

Është shumë e rëndësishme që të shprehim gjithçka që ndjejmë me të afërmit tonë. Është me rëndësi të gjejmë ndonjë aktivitet në shtëpi për të qenë të angazhuar. Me këtë u mbyllet hapësira mendimeve pesimiste. Gjatë kohëve kur nuk ka kufizime, është e preferuar të qëndrohet në natyrë, por në grupe të vogla dhe gjithnjë duke mbajtur distancën e nevojshme që rekomandojnë autoritetet shëndetësore.