A po fillojnë përqarjet e koalicionit të Qeverisë Hoti?

“Për tu bërë funksionar te Nisma duhet të paguash postin ose të jesh familjar me kryetarin”.

Burime nga Qeveria Hoti deklarojnë se janë të habitur nga mënyra se si funksionon partneri qeveritar Nisma Socialdemokrate. Nga burimet tona dyshojnë se asnjë funksionar nga kjo parti nuk mund të emërohet në qeveri nëse nuk është familjar i kryetarit të NISMA, ose nëse nuk e paguan postin.
“Jemi të shqetësuar nga informacionet që po na vijnë. Për hir të koalicionit kryeministri Avdullah Hoti po hesht për momentin. Nëse kjo metodë e funksionimit vazhdon edhe tutje, do ta kemi vështirë t’i mbajmë si pjesë të koalicionit”, shprehet burimi.

Si shembuj më të dyshimtë përmenden zëvendës kryeministrja Albulena Balaj Halimaj dhe zëvendës ministri i punëve të jashtme Bekim Brestovci.
“Brestovci i cili është emëruar zv. Minister, kishte vetëm 22 vota. A e ka paguar edhe ai postin, sikurse ish ministri Bajram Hasani?”, janë vetëm disa pyetje që shtrohen, madje duke u përmendur edhe shifra deri në 300 mijë euro.

Në qeverinë Hoti kanë frikë se për këto skandale mund të kuptojë edhe faktori ndërkombëtar dhe me këtë mund të komplikohet pozicioni i Kosovës në bisedat që vijojnë. (epilogu.com)