A po e planifikojnë dasmën Genc Prelvukaj me Eni Koçin?

Dyshja ka kohë që po e shijojnë lidhjen e tyre.

Genci dhe Eni janë fejuar në muajin nëntor të vitit 2019 dhe qysh se nga atëherë çifti shijojnë romancën dhe shpesh shihen në shoqërinë e njëri-tjetrit, shkruan lajmi.net.

Megjithatë, Eni dhe Genci nuk kanë zbuluar ende ndonjë hap më shumë në marrëdhënien e tyre.

Përmes rubrikës “Ask me a question” një fans e ka pyetur se si nuk bëri dasmë ende.

“Hahaha ne na mori malli të pimë një kafe rehat pa maska. Dasma nuk shqyrtohet fare si opsion këtë periudhe”, ka thënë Eni.

Ndryshe, çifti janë aktiv me projekte muzikore duke punuar në karrierën e tyre.

Rikujtojmë se, Eni dhe Genci janë një nga çiftet e estradës të cilët nuk njihen për zënka apo skandale mes tyre të paktën nuk është publikuar diçka e tillë në publik.