A paguhet ish ministri i brendshëm Naqe Çulev nga Ministria e Arsimit? Ministri Jeton Shaqiri s’ka informacione!

Nuk kam as një të dhënë në lidhje me këtë rast, kështu deklaroi ministri i Arsimit, Jeton Shaqiri në Programi 200 sonte në Alsat M, i pyetur për kontrat që Ministria e Arsimit dhe Shkencës i ka me Naqe Çulevin, ish ministri i brendshëm teknik.

“Për rastin konkret nuk kam të dhëna, duhet parë periudha që ka ndodhur, ka shumë të punësuar , nuk i njoh të gjithë, nuk di për format dhe projektet që janë të angazhuar”, deklaroi ministri.

Ndërkaq gazetarja Semra Musai tha se ka kontaktuar me Naqe Çulevin dhe se i njejti ka pranuar që vazhdonë të paguhet nga ministria, por sipas tij këto para janë të bursës për djalin e tij.

Ministri tha u zotua se do ta vetrifikojë edhe këtë rast./Alsat.mk