A mundet VV të ketë sukses në Maqedoni?

Shkruan: Arsim Zekolli

A mundet VV të ketë sukses në Maqedoni?

Ne teori po, ne prakse – jo.

Hm, mese e mendojme pak me thelle, nuk ka gjasa as ne teori.

Te zberthejme dy postulatet e VetVendosjes.

Postulati i pare eshte ai Vet. Shqiptaret ne Maqedoni, per dallim nga Shqiptaret ne Kosove, nuk vendosin dhe nuk mund te vendosin Vet. Zaten, nuk munden as maqedonasit etnik te vendosin vet, sa do qe deshirojne, mundohen apo shtirren se munded. Postulati i vendosjes Vet te Shqiptaret egzistonte shum shkurt, deri ne paraqitjen e Arber Xhaferit i cili me koalicionimin “patriotik” me Lubco Georgievski i dha fund politikes Shqiptare ne Maqedoni dhe promovoj konceptin e ideologjizimit kinse-Shqiptar djathtist.

Postulati i dyte, ai i Vendosjes, rrjedhimisht eshte i hendikepuar nga mungesa e postulatit te pare. Nese Shqiptaret nuk mund te vendosin Vet, ata nuk mund te sjellin Vendim per deri sa nuk e dijne se per c’ka saktesisht mundet apo duhet te Vendosin. Shqiptaret e kishin peshen e faktorit VendimMarres gjate kohes se PPD, kur pesha e votes i bente faktor qe impononte politiken Shqiptare. Pas ideologjizimit te politikes Shqiptare nga Arber Xhaferi, kjo peshe VendimMarrese u humb, vullnetarisht bile, dhe u shendrua ne koncept VendimZbatues politik.

Prandaj, VV nuk mund te korre sukses ne Maqedoni, se paku jo si ideologji apo koncept organizativ. Qe dallon nga perfytyrimi i Albin Kurtit apo Vjosa Osmani si simbole reformash. Por qe, faktkeqesisht, si qe deshmon sjellja e tyre ne keto 2-3 muaj te fundit, qendron ne kembe te qelqit fal percepcioneve disktuabile, miopike, paragjykuese dhe politikisht labile te lidershipeve ne Prishtine nen ndikim te klaneve te ndryshime nga Maqedonia. Gje qe ne vend te promovimit apo forcimit te VetVendosjes, rezulton ne ZhVendosje.

Per Shqiptaret ne Maqedoni egzistojne koncepte shum me adekuate, me cilesore dhe me adaptabile ndaj realitetit te tyre se VetVendosja e Kosoves apo Rilindja e Shqiperise. Paraqitja dhe rreshtimi pas koncepteve te tilla varet nga faktore kohe dhe dinamike organizimi politik. Ne kuptim se duhet kohe qe Shqiptaret te hedhin poshte politikat e klanizmeve, lokalizmeve, idolatrive fetare qe diktojne dinamikat e organizimeve politike. C’fare do tentative per te promovuar konceptet e tilla eshte e destinuar ne deshtim pasi qe klanet e apostrofuara do i eksploatojne per te mbijetuar ne skenen polike, dhe rrjedhimisht, do i kompromitojne qe ne zanafille.