A kërcënohet Kosova nga putinizmi?

Shkruan: Xhevdet Nasufi

Sado që të bëhemi ne shqiptarët paqedashës me serbizmin e madh, të ezopizojm politiken ,apo të afishojm dëshiren e sinqert për union politik apo ekonomik me Serbinë, këtë Vuçiqi e refuzon,ashtu sikur e ka bërë gjithmon politika sërbe. Vuçiqi sot vuri embargo për ushqimin dhe shtrohet dilema: Ku mbet idea dhe sensi për Ballkanin e Hapur? Bota përparimtare sot ndihmohet edhe për buken e gojes për të shpëtuar Ukrainën dhe ukrainasit nga kataklizma edhe më lemeritëse, ama këtë e shpërfilli Vuçiqi.Në këtë vazhdimsi edhe më ashpër, Vulini i tij (ministër i policisë) deklaron: Çdo histeri antiruse është edhe histeri antiserbe . Pra,linja e Putinit është edhe linjë e Vuçiqit dhe ne nuk mundet më tej të ushqejm pacifizëm anakron.

Po pse Vuçiqi votoj rezoluten e KB për të gjykuar Rusinë?

Kur bota sulmoj me sanksione Rusinë efektshëm,Vuçiqi ishte kundër tyre.Kur Kombet e Bashkuara miratuan Rezoluten për gjykimin e Rusisë për agresion si akt moral dhe politik,Serbia e përkrahua ate.Në fakt, Serbia nuk votoj kundër Rusisë,por votoj kundër Kosovës dhe pavarsisë së saj. Andaj,ishin të pasens reagimet pozitive edhe të përëndimit ndaj Vuçiqit në atë moment,sidomos ode politike që ju kënduan Vuçiqit edhe nga shqiptar.

A mundet Serbia të destabilizoj Kosovën dhe Ballkanin
?

Sigurisht sipas mendësisë politike serbe Kosova mundet të sulmohet.Por për dallim nga Millosheviqi, Vuçiqi është i vetëdijshëm për faktin e katraurës që Millosheviqi i shkaktoj Serbisë,andaj veprimet e tij vetfrenohen.Mendësia e tyre për të sulmuar Kosovën mbështet te Rusia ,por për fatin e tyre të keq, edhe Rusia është e vetëdishme për prezencën e SHBA me Bonstilin në Kosovë, ashtu sikur edhe për prezencën e NATO-s në Ballkan. Megjithate, gjersa në Serbi janë ngritur kapacitete sulmuese ushtarake-intelegjente egziston edhe rreziku për destabilizim. Sigurisht edhe ardhja e sigurimsit të Putinit para fillimit të luftës në Ukrainë për vizitë në Serbi,nuk ishte rastësi,por edhe më pak e besueshme se ka ardhur men projekte paqësore.
Si përfundim, shqiptarët bon tonin politik të gjertanishëm, sidomos ndaj Vuçiqit (Albini këtë heret e ka kuptuar) duhet ta konvertojn në nevojë për të mbrojtur vehten, popullin, teritorin e Kosovës.Kjo, sepse gjersa Putini dhe putinizmi ka frymarje, krcnimi dhe proekti për sulm ushtarak drejt Kosovës është real. Është imediate, shqiptarët sikur edhe vetë Europa e Bashkuar të kuptojn (janë hamendsuar gjertani) doktrinen se paqa shumë më mirë mbrohet prej Putinit dhe putinistëve me fuqinë e forcës se sa me fuqinë e fjalës(Gjermania promto i lëvroj 100 miliardë EUR-o për armatim).Andej, i gjithë Ballkani si preventiv dhe urgjencë, Kosova në veçanti duhet të fokusohen në resurse e veta ushtarake që në bashkveprim me ombrellen kolektive Amerikë-NATO të eleminohet dhe asgjasohet çdo veprim destabilzues putinist.