A ka diçka që nuk mund të bëjë Endrick? Talenti brazilian mahnitë me videon e fundit

Fansat e kanë lavdëruar Endrick pas një videoje ku braziliani flet rrjedhshëm anglisht dhe spanjisht.

17-vjeçari shënoi golin e tij të parë për ekipin kombëtar pasi erdhi nga bankina për të shënuar në fitoren 1-0 ndaj Anglisë.

Endrick do t’i bashkohet zyrtarisht Real Madridit këtë verë kur të mbushë 18 vjeç pasi gjigantët spanjollë mposhtën konkurrencën e ashpër për ta nënshkruar nga Palmeiras për 60 milionë euro në dhjetor 2022.

Adoleshenti tregoi se është i përgatitur mirë për lëvizjen e madhe pasi tashmë ka mësuar spanjisht dhe anglisht.

“Unë e kuptoj rëndësinë e anglishtes si një gjuhë globale në komunitetin e futbollit”, deklaroi Endrick.

“Klubet evropiane shpesh udhëtojnë në vende të ndryshme për të luajtur dhe turne parasezonal zhvillohen në shumë vende”.

“Do të jem në gjendje të komunikoj me gjyqtarë, lojtarë dhe tifozë nga kombësi të ndryshme”, shtoi më tej talenti brazilian.