A ju kujtohet si dukej Roberti para se të bëhej i famshëm?

Robert Berisha u bë emër i njohur që nga martesa me këngëtaren e njohur Nora Istrefi.

Pas disa vitesh martesë çifti i dhanë fund lidhjes së tyre, por që ende qëndrojnë në kontakt për shkak të vajzës së tyre Renne.

Botës së muzikës Roberti iu inkuadrua në vitin 2016, i cili fillojë me këngë solo por as bashkëpunimet nuk munguan të cilat u shndërruan në hite.

Edhe pse ka vetëm 4 vite në skenë si këngëtar, Roberti është mjaftë i angazhuar me koncerte e ahengje të ndryshme familjare qe argëton shqiptarët me zërin e tij.

Por sigurisht shumica kanë “harruar” se si është dukur ai para se të bëhej i famshëm.

Këtë kureshtje e ka shuar vet duke ndarë një fotografi në rrjetin social e cila është bërë 10 vite me parë.

Ndryshimet janë të dukshme në pamje, a po?