A i nënçmoi tetovarët Bujar Osmani? Në Tearcë u flet me dorën në xhep! (Video)

Bujar Osmani sot ka realizuar një vizitë në Tearcë, ku është takuar me përfaqësuesit e Shtabit komunal për parandalim të epidemisë. Deri sa u është drejtuar përfaqësuesve të shtabit, Osmani vazhdimisht ka mbajtur dorën në xhep, që te shqiptarët konsiderohet si nënçmim. Deri sa ka shkuar Live fjalimi i tij, qytetarët vazhdimisht kanë kërkuar që ai ta heqë dorën nga xhepi, duke mos kursyer herë pas herë as ofendimet, por edhe duke përmendur incizimet ku bashkëpartiakët e Osmanit dëgjohen duke ofenduar tetovarët me lloj lloj emërtime ofenduese.