A e keni ditur sa milionë pasuri ka Lutfi Haziri?

Kryetari i komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri në deklarimin e pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar vetëm tek pasuria e paluajtshme 1 milionë e 850 mijë euro, pjesa më e madhe e kësaj pasurie tokë e trashëguar nga prindi, ndërsa nja banesë në vlerën 100 mijë euro të blerë vetë dhe një pjesë toke të blerë ga bashkëshortja në vlerën 15 mijë euro.

Ai ka deklaruar një veturë në vlerën 3 mijë euro, në pronësi të bashkëshortes.

Rreth 130 mijë euro janë paratë e tij të kursyera në bankë, mbi 86 mijë euro të prindit të tij dhe mbi 11 mijë euro para të kursyera në emër të bashkëshortes.

Kjo e fundit merr rrogë mujore nga Ansambli ‘Shota’ 600 euro, ndërsa Lutfi Haziri merr rrogën afër 1.300 euro. Ndërkaq mbi 1 mijë franga nga Zvicra merr edhe prindi i tij, si pension.

Kështu në total pasuria e tij kalon vlerën e mbi 2 milionë e 116 mijë euro.