A e dini se pse hala po vazhdon piskama e kancelarisë së presidentit Pendarovski?

Shkruan: Fejzi Hajdari 

Është shumë e tejdukshme se piskamat e Pendarovskit, të mbeshtetura edhe nga paraqitjet televizive të Ali Ahmetit, pastaj kryeministrit Kovacevski dhe “mentorit të tyre ” Vuciq, absolutisht s’kanë të bëjnë me “ikonografinë për Shqiperinë e Madhe”, gjatë vizitës së Albin Kurtit! Histeria e vazhdimit të piskamave kolektive edhe sot pas disa javëve, të këtyre 4 protagonistëve të lartëpërmendur (Pendarovski-Ahmeti-Kovacevski-Vuciq), ka të bëjë me MASOVITETIN DHE MBESHTETJEN PRO ALBIN KURTIT, të cilën shqiptarët e shfaqën në Tetovë dhe Shkup. Pjesa tjetër e piskamave të tyre, janë vetëm bla-bla-bla…

Katër protagonistët “OpenBallkanistë” të piskamave Anti-Albin, e kanë hallin se kryeministri Albini ua dogji karten për kontrollimin e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut, nëpërmjet Edi Ramës dhe Ali Ahmetit. Nuk ka mundur ndonjëherë një zyrtarë nga Kosova e Shqiperia, kaq shumë masë (shqiptarë) të tubojë në Shkup e Tetovë. Nje masë (masovitet) e tille, gjatë kohë nuk ishte parë tek shqiptarët e MV’së, prandaj edhe alarmi i frikës nga ‘openballkanistët u lëshua menjëherë.

Nëse zbërthehet, cfarë domethënie do të kishte kjo?

Faktorizimi i Albinit tek shqiptarët e Maqedonisë, do ëe thotë se kryeministri Kurti në të ardhmen do të mund t’i kontrollojë shqiptarët e ketushëm si dh eta shtojë ndikimin edhe më tutje. Kjo, sipas tyre, do të paraqiste një shqetësim të madh për montrollimin e shqiptarëve, të cilëve ALbini u tha qartë: Se duhet të bashkëpunohet me Bullgarin në linjën horizontale me qëllim që të minimizohet dhe asgjësohet rritja e ndikimit serbo-rus në Maqedoninë e Veriut (MV).

Po cila është frika e protagonisteve të piskamës?

Frika ka të bëjë me faktin se Albini asnjëherë nuk ka patur një mendim dhe raportet të mirë me BDI-në e Ali Ahmetin. Ne fakt, ai i ka fituar zgjedhjet në Kosovë, pikerisht me premtimin se do ta luftojë korrupsionin dhe politikanët e korruptuar. Per Ahmetin dhe kompanine e tij, ka kohë që flitet për skandale korruptive, sic është ai me Qendren Tregtare “Soravia” dhe shume skandale tjera, për të cilat VMRO-DPMNE-ja ka shpalosur argumente, prova dhe deshmi. Me fjalë tjera, Katërshi në fjalë, e ka frikën se Albini me mbështetjen dhe ndikimin që e dëshmoi tek shqiptarët e kështum, në të ardhmen mund ta mbështesë, atë që sot quhet “Front opozitar” ku bëjnë pjesë: Lëvizja Besa-Lëvizja Demokratike-Alternativa. Një mbështetje, përkrahje nga Albin Kurit, do të mund të ishte në mos vendimtare, shumë e rëndësishme per zgjedhjet e ardhshme. Kurse çdo HUMBJE E ALI AHMETIT, aspak s’do t’i levërdiste “protagonistëve të piskamës”. Me Ali Ahmetin ‘protagonistët shpresojnë se amanetin e “OpenBallkan”-it, do ta çojnë ne vend (aty ku iu ka thënë ‘gadza”), dhe, anasjelltas, me humbjen e Ahmetit në zgjedhjet e ardhshme, ideja ruse e promovuar në Novi Sad të Serbisë nga Rama-Vucici e Zaevi “Open Ballkan”, do të vdiste – merrte fund! Nëse Open Ballkani vdes me vete do t’i merrë edhe protagonistët që piskasin dhe qajnë, për fatin e dështimit të kësaj ideje.

Pra, këtyre mjeshtrave të piskamës histerike, aspak nuk iu hanë palla për “ikonografinë e Shqipërisë Etnike” apo protokolleve, por piskëllimat dhe vajit i tyre që s’po ndalon dot edhe disa jave pas vizites se Albinit, ka të bëjë me Ali Ahmetin, si njeriun e besueshëm dhe mbështetësin e projektit serb “Open Ballkan”.

Serbia dhe Rusia, idenë e “Open Ballkanit” e panë si mundësi që Serbia nëpërmjet këtij projekti, ta shtoj dominancën dhe hegjemoninë në rajon, kjo aspak s’kishte të bëjë me “lëvizjen e lirë”, e bla-blatë tjera. Sa për ilustrimm shikoni sot në kufirin “Tabanoc” (Maqdoni-Serbi), se sa orë presin njerëzit për ta kaluar kufirin. Kjo dëshmon qartë se “Open Ballkani” ishte karrem për për t’I fut në lojë edhe shqiptarë pa të cilët ishte i pamundur funksionimi i projektit, mirëpo falë Albin Kurti, presidentit malazezë Gjukanoviq dhe Kryesisë së Bosnjës, ky karrem dështoi akoma pa filluar zbatimi i tij.

S’kemi çfarë t’ju bëjmë, s’mund t’ju ndihmojmë! “Open Ballkani” mullo! (ne gjuhe rome mullo-vdiq!) Me vdekjen e këtij projekti avash-avash po ventitet, zbehet edhe ndikimi serbo-ruso, që viteve të fundit ishte në rritje permanente në rajon, sidomos në Maqedoninë e Veriut!