A do t’i ndalohet Xhambaskit hyrja në RMV? Kovaçevski nuk përgjigjet konkretisht

Në seancën për pyetje deputetësh, deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski kërkoi përgjigje nga kryeministri Kovaçevski nëse MPB ka marrë parasysh rekomandimet e presidentit Stevo Pendarovski për të ndaluar hyrjen në vend të disa shtetasve bullgarë para shënimit të ditës së lindjes së Goce Dellçevit. Kryeministri Kovaçevski tha se ngjarja është e karakterizuar si ngjarje me rrezik të lartë, ndërsa MPB po ndërmerr masat e duhura, por nuk u përgjigj konkretisht nëse do t’i ndalohet hyrja eurodeputeti bullgar Angel Xhambaski.

“Ministria e Punëve të Brendshme është angazhuar, në pajtim me procedurat dhe ligjet të organizojë pjesëmarrje të qetë në këtë ngjarje. Për këtë arsye, MPB tashmë ndërmerr aktivitetet e nevojshme. Sa i përket Ligjit për të huajt, i huaji i cili synon të qëndrojë në vend deri në 90 ditë ose në një periudhë prej 180 ditësh, mund t’i ndalohet hyrja nëse është person për të cilin në sistemin e kontrollit të udhëtarëve dhe automjeteve ka paralajmërim për ndalesë për hyrje, nëse paraqet kërcënim për sigurinë publike dhe marrëdhëniet ndërkombëtare të RMV-së”- deklaroi Dimtiar Kovaçevski, Kryeminsitër.