A do të vetëdijesohemi ndonjëherë!

Nga Pjestarët e grupit te Kumanovës,
Sami Ukshini Sokoli, Val Zeka, Shek Hallaçi

Këto pamje tregojnë më së miri, se si sjellën forcat e rendit të një shteti fantazmë, më një të moshuar shqiptarë, këto pamje janë gjithashtu tregues për gjendjen e shqiptarëve në tërësi në M.Veriore.!
Tregimi i forcës në gjdo formë, dhe kundër gjdokujtë, edhe kundër një kalimtari të rastit në atë rrugë, tregon pafytyrësinë e policisë dhe sjelljen e tyre ndaj shqiptarëve, gjendjen faktike të këtij shteti, kësaj krijese amorfe të ndërtuar mbi bazamentin e shovenizmit rusosllav, dhe politikës antishqiptare, tregues ky i mjaftueshëm për gjendjen e vëllezërve tanë në M.Veriore.!
Partitë politike shqiptare, gjithmonë kanë dëshmuar se nuk përfaqësojnë interesat shqiptarëve, por interesat e tyre klanore e grupore, dhe vazhdojnë të punojnë për interesat e kësaj krijese rusosllave e në dëmin e interesave te vëllezërve tanë.!
Për këtë sjellje të pa fuqishme e amorale, të subjekteve politike shqiptare, fajtor është edhe shteti Shqiptar dhe ai i Kosovës, sepse do të duhej ti kundërshtonin hapur për mosveprimet e tyre, partitë dhe liderët tyre politik në M.Veriore.!
Si për koincidencë, sot në Shkup kishte protestë për rastin e montuar “Monstra” dhe rastet tjera, ndërsa në të njëjtën kohë në Prishtinë “Truezë Përkujtimore”, për 85 vjetorin e ditëlindjes së të madhit Adem Demaqi, në mesin e të ftuarve ishte edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, si ka mundësi që elitat tona politike e intelektuale, e ftojnë një njeri si Ali Ahmeti që është përgjegjës direkt, për të gjitha të këqijat, që ju kanë ndodhur vëllezërve tanë në M.Veriore, që nga viti 2001 e këtej, Aliu jo vetëm që nuk duhët trajtuar si patriot, por duhet shpallur tradhtarë për pengimin e projektëve kombëtare, për mos realizimet e marrëveshjes së Ohrit, për të cilën marrëveshje, është ndërprerë edhe lufta e suksesshme e UÇK-së në vitin 2001, në atë luftë vdiçën djemtë dhe vajzat më të mirë të kombit, dhe mos të flasim për rastet e montuara, vrasjet, krimet e ndryshme, korrupsionin, vjedhjen dhe friksimin e shqiptarëve, si dhe tradhtitë tjera të panumërta.!