A do të shkojë në Hagë? Ja si përgjigjet Ali Ahmeti!

Në një intervistë ekskluzive për ‘Çim Peka Live’, kryetari i BDI në Maqedoninë e Veriut, Ali Ahmeti, ka rrëfyer edhe nëse do të shkojë në Hagë dhe çfarë do të ndodhë me ‘komandantët’ e UÇK-së, përcjell Syri.net.

Ali Ahmeti: Jam skeptik nëse do zbardhet e vërteta e vrasjeve, sepse sigurimi sekret serb ka qenë goxha i përgatitur. Nuk e kemi mbështetur raportin e Dick Marty, por kemi kërkuar që ky raport të hetohet.

Basha ka qenë një përkthyes dhe jo një përpilues dosjesh në Tribunalin e Hagës. Njerëzit që janë para Tribunalit duhet ndihmuar, sepse ndihmohet çështja shqiptare. Gjykata Speciale është votuar në Parlamentin e Kosovës. Këtë gjykatë e kanë mbështetur po këta njerëz që sot janë në Hagë. Nuk kam pasur asnjë të fshehtë. Kam folur hapur dhe kam paraqitur gatishmërinë time që mund të përgjigjem gjithmonë.

Unë jam intervistuar në cilësinë e dëshmitarit, si një ndër themeluesit e UÇK-së Regjimi gjakatar e kishte qendrën në Beograd. Të prekësh pjesën më të ndjeshme të shqiptarëve është keq. Në këtë situatë na duhet të ruajmë qetësinë dhe të përdorim argumentet, që për fat janë në anën tonë”, ka nënvizuar kreu i BDI-së. ./Syri.net