A do të jetë në krye të MPB-së në Qeverinë e re? Ja si përgjigjet Spasovski

Kjo nuk është pyetje për mua, kjo është pyetje për mandatarin kur do të vendosë që kënd do ta ketë ministër, kështu fillimisht u përgjigj ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski në pyetjen nëse do të vazhdojë të jetë në krye të MPB-së edhe pas rikonstruimit të Qeverisë, përcjell TV21. Spasovski tha se është i përkushtuar për të realizuar punë në resorin që udhëheqë.

“Unë jam i përkushtuar për të realizuar punën që duhet ta punojë, kurse gjithsesi se mandatari, në momentin kur do të jetë mandatar do të vendos se kush dhe si do të jenë kandidatët e tij për pozitat udhëheqëse”, tha mes tjerash Spasovski.