A do të bëjë dasmë? Melinda Ademi përgjigjet për jetën private

Melinda Ademi dhe menaxheri i saj, Granit Muhaxheri, u fejuan vitin që lamë pas.

Fillimisht ka qenë propozimi që iu bë artistes me një unazë diamanti, e më pas një ceremoni e vogël me familjen.

Sidoqoftë, ata janë shprehur të lumtur për raportin e tyre dhe gjithçka që kanë ndërtuar.

 Foto: YouTube

Së fundmi reperja u pyet nga për jetën private dhe nëse do të ketë dasmë së shpejti.

“Nuk dua të tregoj, nuk është interesant nëse tregoj gjithçka”, u përgjigj ajo në një prononcim të shkurtër për ‘Artistët Shqiptarë’.

– YouTube  www.youtube.com

Melinda ka lënë të dyshohet se ndoshta edhe mund të ketë, por nuk do që çdo gjë të bëhet publike.

Nga ana tjetër po vazhdon të jetë e angazhuar me mbrëmje e koncerte të shumta. /Telegrafi/