A do ta shpetojne edhe njehere Ali Ahmetin, lideret e opozites shqiptare ne Tirane?

Shkruan: Fejzi Hajdari 
– Njehere e shpetuan me Deklaraten e Tiranes, 6 vite me pare, kur Aliu gjendej ne situate teper te veshtire politike – Tani, per se dyti, a do ta shpetojne pikerisht kur Ahmeti perballet me betejen me te rende qe nga ekzistimi i kesaj partie – perballjen me ‘Grupin e Zjarrit’, dhe sidomos luften kunder korrupsionit, pas paralajmerimeve te ambasadores amerikane ne Shkup se gjate mandatit do te perqendrohet pikerisht ne kete pike Perndryshe Takimi i Tiranes asgje te vecante e rendesishme nuk do te sjellje, sic nuk kishte sjellur, as takimi i po ketij formati para 6 vitesh.
Takim do t’i mundesoje Rames edhe njehere te tregohet medemek si ‘lider i shqiptareve’ ne rajon, gje qe nga mediet e tij nen kontroll, do te qarkullojne pa numer fotografish nga ky takim. Dhe kaq. Asgje me shume e me pak. Opozita shqiptare me pjesmarrjen bllanko ne kete takim , do t’i mundesoje Ali Ahmetit te deshmohet si lider i shqiptareve dhe parti e parivalizueshme ne Maqedonine e Veriut (MV). Nje gje eshte e sigurte se vetem lidershipi i opozites nuk do te perfitoje asgje nga ky takim.
Gjithcka tjeter do te jete vetem bla, bla, bla… Ne stilin: U bisedua…, u morem vesh, u dakordesuam… Pjesemarrja ne kete takim, per ithtaret dhe mbeshtetesit e “Open Ballkanit”, do te jete edhe nje sinjal se “ideja nuk ka vdekur”!. Dilema do te mbetet gjithmone e hapur: Çfare kerkon opozita shqiptare e Maqedonise se Veriut, pavaresisht ‘agjendes”, ne takim me mbeshtetesit e “Open Ballkanit” idese ruse te cilen e promovon Serbia? Opozita me kete pjesëmarrje sikur eshte pajtuar me gjendjen e tanishme dhe nuk pretendon me shume se kaq.
Të shkosh ne Tirane sa per ta bere nje foto me Edi Ramen, mbeshtetesin e forte te “Open Ballkan”-it dhe ne nje takim i cili per nga formati, rrethanat dhe konstelacioni, favorizon vetem Ali Ahmetin si “lidership i pakontestueshem” ne Maqedonine e Veriut, ma shume se absurd, mua me duket shume naiv dhe diletantesk.
Me takime qe afirmojne lojtaret OpenBallkanistë, nuk i jepet shtytje vendeve per integrime euro-atlantike. Kjo eshte e kunderta e ketij rrugetimi. Eshte pikerisht vetem lufta kunder korrupsionit dhe krimit, ajo qe vendin mund ta shtyej shpejt drejte integrimeve. Ne fakt, kete po e kerkon edhe SHBA-ja por edhe BE’ja.