A do ta shohim Almeda Abazin së shpejti në projekte të reja?

Almeda Abazi është aktive në rrjete sociale dhe tregohet tejet e hapur me ndjekësit e saj në Instagram.

Me ta ndan imazhe të ndryshme në të cilat shfaqet krah bashkëshortit turk, Tolgës e edhe djalit të tyre të vogël Efehan.

Ajo sigurisht se po angazhohet në maksimum për të kaluar kohën pranë vogëlushit dhe i ka lënë paksa anash angazhimet e tjera.

Andaj dikujt prej ndjekësve u ka interesuar ta dinë nëse do të kthehet së shpejti me ndonjë projekt.

Mirëpo Almeda ka preferuar të mos jap përgjigje konkrete pasi si duket njëherë për njëherë nuk ka diçka të re.