A do ta rrëzojë Grubin, “Grupi i zjarrit”, siç e rrëzoi Gruevskin? (VIDEO)

Shkruan: Fejzi Hajdari

Ideja për këtë dilemë më lindi duke u nisur nga fakti se dikur me sa mbaj në mend, ishte Izet Mexhiti (me disa përfaqësues tjerë të lartë partiakë) ai i cili “përcaktoi” fatin e rrëzimit të Gruevskit, gjegjësisht të VMRO’së në opozitë! Ashtu të paktën mburreshin BDI’stët, atëbotë. Tanimë që pikërisht Izeti me funksionarë tjerë të lartë partiakë, shpalosi kërkesën bazike për tërheqjen e Artan Grubit nga pozicioni i lartë partiak, të cilin, sipas tyre, “Grubi po e mbanë pa merita”, sikur për një çast ma riktheu në memorje betejën kundër Gruevskit e VMRO’së. Pjesa tjetër e kërkesës së “Grupit të Zjarrit”, kishte të bëjë me çështje statutare, që për momentin nuk ishte shumë e ngutshme edhe pse pikërisht çështja statutare kishte sjellë të një varg parregulsish të cilat ndodhnin me qëllime të caktuara dhe jashtë normave statutare.

Kërkesa e “Grupit të Zjarrit” kësaj radhe për dallim nga herat tjera, ishte e prerë, me pak fjalë:

Nuk e duam Artan Grubi ta drejtojë partinë! Sipas tyre, partinë mund ta drejtojë Ali Ahmeti, por jo edhe Artan Grubi. Kaq e thjeshtë ishte kërkesa, sikurse edhe vetë Komunikata.
Rebelët e BDI’së ose siç po quhet “Grupi i Zjarrit”, gjykuar sipas nënshkrimeve në Komunikatë dhe paraqitjes së tyre publike, dorën ne zemër, nuk janë për tu injoruar, aq më pak për t’u mos përfillur, sepse aty ka funksionarë të lartë dhe themelues partiakë të cilët për dy dekada rresht e kishin drejtuar Degën partiake të Çairit, që njihej si Bastion i BDI’së.

I radhita të gjitha këto gjëra, për të dal tek një dyshim që po e preokupon opinionin e brendshëm, por edhe atë të jashtëm shqiptar. Hamendsimi kryesor është ky: Pse Ali Ahmeti nuk po heq dorë nga Artan Grubi (?), pothuajse edhe me eventualisht çmimin e ndarjes së partisë?
Për t’ia shtuar mjegullën kësaj dileme ose për ta gjetur fillin e lëmshit me këtë rast, ia vlen ta risjellim në memorie një pjesë nga Bomba e 38’të e Zaevit, aty ku flet Ali Ahmeti me njeriun e dytë të tij: “Na e dhanë edhe Artan Grubin”?-i përgjigjt Ahmetit bashkëbiseduesit të tij. A thua kush dhe pse ua dhanë?

I solla në memorie të gjitha këto për të dal tek ajo më e rëndësishmja, që askush s’po e thotë: Tronditjet apo zhvillimet brenda BDI’së, nuk do të kalojnë lehtë si ‘gripi i pulës’, por do të shoqërohen me ‘hemorragji celebrale’. Sepse, behet fjale per parti e cila ne pushtet eshte tanime rreth 20 vite. Pikerisht kjo jetegjatesi, ka bere dhe etabluar shume pakenaqesi…

Prandaj, ditët në vijim do të jenë vendimtare, por fokusi i betejës do të vendoset këtu: Izeti apo Grubi?

Izeti u dëshmua atëherë kur duhej të votohej kundër Gruevskit? A do ta fitojë edhe betejën kundër Artan Grubit?