A dështoi ky kuazishtet në luftën me virusin Kovid-19!?

Shkruan: Besim Hoda

Është faji tek popullata, apo tek “institucionet shtetërore” , nese ka te tilla!? Sigurisht që , ashtu siç ka dështuar në çdo aspekt, që nga themelimi ne 1991, vazhdon te deshtoje edhe me tej, pershkak se popullin qe jeton ne keta hapësira,pavarsisht perkatesise etnike apo fetare e konsiderojne si vegel per perfitim ,manipulim apo mashtrim ,se sa si sovran, si obligim apo si detyrim per t’i sherbyer e per te i siguruar nje prespektive apo nje jete me te mire.
E gjithë kjo sikur me qene e sinkronizuar, si nga “elitat politike ” sllavomk. ashtu edhe nga ata vazale shqipëtare, histori kjo e pare dhe e shijuar brenda 29 vjeteve te kaluara! Pse dështuan këta horra e si pasojë pse prapë na dëmtuan me Kovid-19!? Mjafton vetem te besh nje analize se ku jane sot aktoret e kesaj drame , pra “perfaqesuesit e popullit “, nga te dyja palet: nje pjesë biznismen e milionere, nje pjese mesimdhenes universiteti (goxha prof dr.) nje pjese noter, avokat e prokurore, nje pjesê analist e keshilltare! Produkti(jashtëqitja) e tyre: Pjesa me e madhe e femijeve te tyre, por edhe studenteve te dale nga keta “ustallare”, sot jane replike e tyre, bile nje replike fallco , pra edhe me e shemtuar se vete ata!
Pse!?
-Keta me paaftesine e tyre komunikuese, lejuan qe populli edhe sot , te jete mes dilemes ka apo nuk ka VIRUS!?
-Keta,ne mungese te nje strategjie te mirfilltë, lejuan qe te perhapen misticizma dhe fantazi te lloj-llojshme si: eshte mashtrim masonerik, eshte Bill Gejts-i qe do na vendos çipa e do vras e do kontrolloj kedo, eshte 5G -sinjali, jane keta qe lejuan qe te na fryje Prifti e molla Sula ne vesh!
– Ishin keta, qe ne vend qe te edukojne e keshillojne popullin nepermjet mediave komunikuese per te ruajtur distancen sociale dhe higjienen personle, instaluan oren policore dhe kufizimin e levizjes( duke kopjuar fqinjet), por haruan se popullit per 29 vjet , ujkun per çoban ia kishin shitur! E thuajse me kete na thonin qe virusi vjen ng ora 13, 16 apo 19, tash se voni nga ora 21 e deri ne ora 05 e mengjesit ri, e pastaj mund te beni ç’te doni!
E populli i shkrete vraponte pa kontroll qe te mbaroje pune, duke u shtyre ne markete , banka , per tu furnizuar se gjoja o burra filloi lufta e do helmohet uji!
-ishin keta qe terapine per te semuret nuk e konstatonin nga shkenctare e mjek specialiste, por nga gafat qe proklamonin lider politik neper media!
E na bene qe antibiotiket ti marim per antivirale e populli i ngrate vershuan barnatoret per te blere barna qe ne fakt mund edhe te helmonin veten!
Na shitesihin se testonin popullaten e ne fakt mbyllnin repartet infektive ne mungese higjiene( ne Gostivar)
Benin skrining teste ne çerdhet e ne fakt çerdhet nuk punonin fare!
-Jeni ju ,qe ne emer te mesimit online,po na demtoni shume me keq se vet virusi , femijet si ne aspektin e shendetit fizik ashtu edhe ne ate psigjik, duke na infektuar me laptop e smartfone, me mesues te pa pregaditur ne kete fushe, te cilet per te arsyetuar veten, shpesh vehen ne pozite te palakmueshme para vet nxenesve, dhe ku kriteri i mundesise per vlersim eshte nje 0 e madhe!

-Ishi e jeni ju ,qe tani kur gjithe shtetet fqinje por dhe bota , po hapen me kujdes e po mburren me punen e bere, e ne po risim numrat e te infektuarve e po behemi gaz i botes! Ende nuk po kuptoni qe :
Te maresh ujkun per çoban , ne fund dhe koken tende po han!
E zgjata pak ndoshta por lexoje ,ne mos sot neser!
Se edhe ashtu ske çka ban , se prape ore policore nga neser thanë!

Kujdes o popull, ruani distancen ,higjienen, vetkontrollin, lani duart dhe vetizoloheni kur keni simptoma gripi,
Por ecni sa me shume ne natyre, naten e diten , kurdo qe keni mundesine , sepse aktiviteti fizik rit imunitetin , rit stabilitetin,si pasoje ju ben me rezistent ndaj viruseve ne pergjithesi.

Ee ne fund , sa nuk harova !?
Kujdes , prape do kete zgjedhje , nuk shpetuam dot nga keta!
Preferenca ime , izolohuni diten e zgjedhjeve, sepse eshte virusi qe s’na u shkoq dot, zgjat 12 ore , por efektin e ka 4 vjet!

Vetem izolimi ate dite na shpeton!
Mirmbetshi!