A besoni se Jankullovska do të shkojë në burg, sa është BDI-ja në pushtet?

Fejzi HAJDARI

Personalisht, nuk besoj! Sa shkuan deri sot në burg Nikolla Gruevski, Sasho Mijallkovi, Trajko Veljanovski… Sa shkoj në burg Kërste Mukovski, që i hapi dyert e Kuvendit, më 27 Prillin e përgjakshëm, aq do të shkojë edhe Jankullovska.
Maksimum mund të shkojë 2-3 muaj dhe pastaj do të lirohet. Ndoshta as aq.
Sa t’i ketë në pushtet njerëzit e vet besnikë të BDI-së, Jankullovskën nuk e gjen gjë. Sa të kenë pozita votuesit e devotshëm të Gruevskit, si Ali Ahmeti, Artan Grubi, Bujar Osmani, Teuta Arifi, Xhelal Bajrami, Jankullovska do kënaqet, mos ia bani fare gajlen.
BDI-ja nuk është e aftë të mbrojë shqiptarët e pafajshëm, se sa për Gruevskin, Mijallkovin, Veljanovskin e Jankullovskën i gjen krejt format e mundshme e të pamundshme për t’i shpëtuar. Nëse ka nevojë, “ushtarët” e Ali Ahmetit edhe luftë fillojnë, vetëm që “shefat” e tyre në VMRO-DPMNE, të mos përfundojnë në burg.
Ja shfrytëzoj rastin të bëj një APEL PUBLIK publik te policia- kujdes kufijtë këtyre ditëve, mos thoni nuk e kemi ditur. Sepse shërbëtorët që e transferuan Gruevskin në Shqipëri, prej ku vazhdoi për në Hungari, të njëjtën mund ta bëjnë edhe me Jankullovskën.
Jankullovska, për mendimin tim, mund të vuajë dënim të vërtetë me burg, vetëm në rast se Gruevski i është hidhëruar për një deklaratë që patë dhënë para gjykatës, kur tha “lehtë është të jepen deklarata nga Budapesti”. Në atë rast, as BDI-ja nuk i del në mbrojtje. Përndryshe, mbrojtjen e ka të sigurt!