Meta ngre tonet kundër mazhorancës: Ta provojnë të më shkarkojnë, nëse duan të shpërndajë Parlamentin!

Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta ka folur me tone të ashpra ndaj kryeministrit dhe qeverisë socialiste kur gazetarët e kanë pyetur në lidhje me orvatjen e këtyre të fundit për të përpiluar një ligj organik për Presidentin. Në një konferencë për median, Meta deklaroi se nuk ka asnjë të ‘sëmurë mendor’ apo vjedhës zgjedhjesh që mund ta intimidojë Presidentin në kryerjen e detyrës apo rolit të tij kushtetues. Meta ka sfiduar mazhorancën duke thënë se ta provojnë që ta shkarkojnë dhe të shohin se kush shkarkohet para, duke u kujtuar kështu shpërndarjen e parlamentit.

“Nuk ka ligj antikushtetues nga një parlament jo kushtetues si ky që është aktualisht që pengon presidentin të përmbushë misionin në mbrojtje të kushtetutës dhe pluralizmit politik. Maxhoranca e ka provuar me presidentin 3 me zero. Pavarësisht nga lobimi dhe pavarësisht nga miliardat. Mos e ktheni betejën me presidentin se ky është presidenti i popullit të 2 Marsit dhe jo I LSI-së e as I opozitës. Populli i 2 marsit është aty. Është shtuar dhe prapë kërkon të shpërndahen. Unë them ta zgjidhim në mënyrë demokratike. Duan të shpërndahen para 25 prillit të mos dinë ku të futen ta provojnë. Unë këtu jam. Duan të më shkarkojë të vijnë këtu dhe ta provojnë”.