Gostivari do të bëhet me qendër rekreative moderne sportive. Bëhet fjalë për një projekt që do të kushtojë 250 mijë euro. Komuna e Gostivarit do të financojë pjesën më të madhe, respektivisht do të ndajë 200 mijë euro, kurse Agjencia zvicerane për zhvillim, 50 mijë euro. Në këtë Qendër rekreative dhe sportive janë paraparë të vendosen, pajisje urbane, ndriçim publik, rregullim i veçantë i hortikulturës. Krahas kësaj, do të ketë edhe pajisje të veçanta për personat me nevoja të posaçme, dhe shtigje të posaçme për personat me shikim të dobët. Po ashtu, në projekt është paraparë që të ketë edhe hapësira për pensionistët. Punimet për ndërtimin e kësaj qendre po i afrohen përfundimit, njoftoi sot kryetari i komunës, Arben Taravari.
“Qendra rekreativo-sportive, e vetmja dhe më e madhja e këtij lloji në pjesën perëndimore të RVM-së, tani më po merr formë dhe ngjyrë.
E përshtatshme dhe e shenjëzuar për çdo lloj sporti, e sigurtë për femijët, së shpejti do të jetë në funksion”, ka njoftuar sot Taravari.