Prokurori i Speciales “zbulon” se çfarë veprash kryen së bashku Thaçi dhe Selimi

Në aktakuzën e publikuar prej 72 faqësh, rëndojnë të gjithë akuzat mbi Hashim Thaçi, Rexhep Selimin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin, ku të njëjtit u ftuan në një kohë të njëjtë para dhomave të specializuara në Hagë, shkruan “Bota sot”.

Në pikën e 43 të aktakuzës, akuzohet Hashim Thaçi dhe Rexhep Selimi, se ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (FARK).

Pika 43: “[REDAKTUAR]. Në një numër rastesh, përfshirë edhe në fillim të shtatorit 1998 në zonën operative të Dukagjinit, Hashim THAÇI dhe Rexhep SELIMI ndërmorën hapa për të frikësuar dhe për të vendosur pushtetin e tyre mbi njësitet që kishin lidhje me LDK-në, ndër të cilat edhe Forcat e Armatosura të Republikës së Kosovës (‘FARK’) të lidhura me qeverinë në mërgim”, thuhet në këtë pikë të aktakuzës.