Conte e shpjegon situatën e Eriksenit në Inter

Trajneri i Interit, Antonio Conte, e ka shpjeguar situatën e të shumëpërfolurit, Christian Eriksen, në skuadrën e tij faktin që mesfushori danez nuk po zë vend në formacionin e tij të parë.

Eriksen iu bashkua Interit para një viti nga Tottenhami, por tani ka thashetheme të bujshme se ai do të largohet në janar për shkak të mungesës së mundësive për të luajtur, transmeton Gazeta Express.

Conte këmbëngul se ai i bën zgjidhjet e tij në të mirë të Interit dhe jo në të mirë të një lojtari të caktuar.

“Lojtarët duhet t’i përshtaten një idje dhe një projekti në mënyrë që të jemi konkurrues në nivel vendor dhe ndëkombëtar”, tha Conte.

Eriksen është kritikuar se nuk vrapon shumë dhe luan me qetësi, e kundërta e asaj që dëshiron Conte.

“Futbolli modern duhet të jetë i shpejtë, i fortë dhe i qëndrueshëm. Teknika është diçka që duhet ta kesh kur i bashkohesh një klubi si Inter”, shtoi ai.