Zekirja Ibrahimi: Himnin e këndova në shenjë proteste kundër ish kryetarit të Kuvendit

“Nëse e keni lexuar aktakuzën, askund nuk thotë se himni shqiptar që unë këndova ishte arsyeja për ngjarjet e 27 Prillit. Himni shqiptar u këndua në një kontekst tjetër përpara përfundimit të seancës plenare. Himni u këndua në kontekstin e një proteste kundër kryetarit të atëhershëm të Kuvendit, i cili i lejoi një deputeti të VMRO – DPMNE-së ta këndonte himnin maqedonas”-tha ish deputeti Zekirija Ibraimi, i cili sot dëshmoi në sallën e Gjykatës Penale në Shkup, në seancën për gjykimin e organizatorëve të 27 prillit të dhunshëm në Kuvendin e RMV-së. Rasti është në fazën e dëgjimit të dëshmitarëve të propozuar nga i pandehuri Trajko Veljanoski, ish-kryetar i Kuvendit. Midis dëshmitarëve ishte bashkëpartiaku i tij, Vllatko Gjorçev, i cili tha se tre vjet më parë, me ndërhyrjen e dhunshme, më së shumti humbi VMRO-DPMNE.