Hapet kufiri me Serbinë pa test PCR

Shumë qytetarë iu gëzuan lajmit se mund të udhëtojnë drejtë Serbisë pa pa test PCR. Për TV21 thonë se gati 6 muaj nuk i kanë vizituar familjarët e tyre në Luginën e Preshevës. Nga ministria e Punëve të Brendshme informojnë se deri në ora 12 në mesditë kanë kaluar gjithsej 1 584 persona prej Maqedonisë drejt Serbisë.

“Qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot lirshëm pa PCR test do të udhëtojnë drejt Serbisë. Autoritetet shëndetësore morën këtë vendin pasi konkluduan se kjo nuk do të sjell në shpërndarjen e virusit korona”.

Shumicën e qytetarëve që i takoi TV21 në kufirin Tabanoc ishin nisur për në Preshevë, për t’i vizituar të afërmit e tyre.

Ku po shkoni?

“Në Preshevë”.

Te familjarët?

“Po”.

Sa kohë nuk keni qenë?

“Ka dy muaj”.

Ju ka marrë malli të shkoni te familjarët?

“Po”.

“Nuk kemi qenë 5 muaj, të shohim se si është”.

Te kush shkoni?

“Do të shkoj te motrat dhe te miqtë”.

Sa kohë nuk keni qenë?

“5 muaj”.

“Nuk kemi pasur vështirësi, vetëm nuk kemi udhëtuar, nuk kemi udhëtuar shumë”.

Vendimin e mori presidenti serb Aleksandër Vuçiq në takimin për “Mini-shengenin” se bashku me kryeministrin e vendit Zoran Zaev dhe atij të Shqipërisë Edi Rama, kur vendosën për heqjen e tërësishme të testeve PCR mes këtyre shteteve. Ndryshe, shtetasit e Republikës së Maqedonisë Veriut nuk mund të udhëtojnë në Mal të Zi, Bosnjë dhe Hercegovinë, Greqi dhe Bullgari pa paraqitur një test negativ PCR, i cili nuk është më i vjetër se 48 orë.