Ajdari: Asgjë nuk mund ta përbaltë luftën e pastër të UÇK-së (VIDEO)

Deputeti i BDI-së, Berat Ajdari, është i bindur se askush dhe asgjë nuk mund ta përbaltë luftën e drejtë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe se drejtuesit e saj do ta dëshmojnë pastërtinë e UÇK-së edhe në Hagë, shkruan gazeta LAJM. “Liria e Kosovës ka vetëm një emër UÇK. Asgjë nuk mund ta përbaltë luftën e pastër të UÇK-së që kishte për qëllim çlirimin e Kosovës dhe mbrojtjen e qytetarëve nga regjimi i Millosheviçit. Mendoj se sulmet e fundit vetem se do te konfirmojne edhe njehere kete te vertete. Jam i bindur se kreret e UÇK-se do ta deshmojne pastertine e kesaj lufte edhe ne Hage. Eshte koha e fundit qe drejtesia te nis te merret me krimet dhe gjenocidin qe ka kryer ushtria serbe ne Kosove per te cilin Serbia nuk u pergjigj asnjehere. Populli shqiptare do t’i tejkaloje edhe keto sfida dhe shpifje ndaj djemve me te mire te kombit”, tha deputeti i BDI-së, Berat Ajdari, për gazetën LAJM.